Napoleon Bonaparta ishte një gjeneral ushtarak francez, perandori i parë i Francës dhe një nga udhëheqësit më të mëdhenj ushtarakë në botë.
Si perandor, ai udhëhoqi ushtritë franceze në Luftërat Napoleonike. I konsideruar gjerësisht si një gjeni ushtarak dhe një nga komandantët më të mirë në histori, luftërat dhe fushatat e tij janë studiuar në shkollat ushtarake në mbarë botën.
Më poshtë mund të gjeni disa shprehje të famshme të tij.
– Të vetmet fitore që nuk lënë shije të hidhur në ndërgjegje, janë ato që arrihen kundër injorancës.
– Fatmirësia është grua: nëse e lini që t’ju ikë sot, mos mendoni se do ta gjeni nesër.
– Pamundësia: fjalë që gjendet në fjalorin e budallenjve.
– Nuk ka gjë më të zorshme e njëkohësisht më të vlefshme se të jesh i aftë të vendosësh.
– Karakteri i vëtetë shfaqet përherë në rrethana të vështira.
– Ka plagë për të cilat vdekja do të ishte më mirë.
– Dashuria duhet të jetë një kënaqësi, jo një mundim.
– Nuk duhet të ndeshesh shpesh me të njëjtin kundërshtar, përndryshe do t’i tregosh çdo gjë rreth artit tënd të luftës.
– Egoizmi është këshilltari më i keq.
– Unë nuk jam supersticioz, thjesht nuk sfidoj diçka që nuk njoh.
– Ai që ka frikë se do të mposhtet, humbjen e ka të sigurt.
ObserverKult
Lexo edhe:
THËNIE NGA NAPOLEON BONAPARTA: LUFTA ËSHTË BIZNESI I BARBARËVE!
MARK AURELI: SHPESH GABON, JO VETËM AI QË VEPRON, POR EDHE AI QË NGURRON