Dashurohemi si të çmendur? Gabim! Dashurohemi si budallenj!

grua dashuria

Dashuria është e vetmja lojë që nuk ndërpritet nga errësira….

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit spanjoll, Noel Clarasò:

Është gabim të besojmë që jemi të rrethuar nga të çmendur, ndonëse është e vërtetë.
Do të ketë diçka të keqe tee pasuria, duke qenë se të gjithë ata që e kanë, turpërohen ta pranojnë që e kanë.

Idetë e mëdha janë ato të cilat të befasojnë vetëm për faktin se si nuk i ke patur më parë.

Dashuria është e vetmja lojë që nuk ndërpritet nga errësira.

Kur thuhet se dashurohemi si të çmendur, ekzagjerohet: zakonisht dashurohemi si budallenj.

Mashkulli dhe femra kanë lindur për t’u dashuruar, por jo për të jetuar bashkë. Të gjithë të dashuruarit e shquar të historisë kanë jetuar ndaras.

Njeriu e ngre zërin për të thënë që dëshiron gjëra për të cilat nuk bën asnjë përpjekje për t’i arritur.

Udhëtimi të shërben që ta duash akoma më shumë vendin tënd.

ObserverKult

—————————————————————–

LEXO EDHE: GËTE: NJË ZEMËR TEPËR E NDJESHME ËSHTË NJË PASURI E PALUMTUR NË KËTË TOKË TË LËKUNDUR…

Disa thënie frymëzuese për jetën dhe suksesin nga Gëte:

Çfarëdo mendon të bësh, apo e ke ëndërr, filloje. Guximi ka gjenialitet, pushtet dhe magji brenda.

Idetë e guximshme janë si lëvizjet e shahistëve që mund të sjellin humbjen e lojës, por krijojnë rastin për të filluar një lojë të re, e cila mund të fitohet.

Dijet që kam unë mund t’i ketë çdo njeri, por zemra ime është vetëm e imja.

Sundoje atë! Bëje botën t’i shërbejë qëllimit tënd, por mos i shërbe asaj.

Të jesh brilant nuk ka asnjë vlerë, nëse ti nuk respekton asgjë.

Karakter, në gjërat e vogla apo të mëdha, do të thotë të marrësh përsipër ato gjëra që ti ndjehesh i zoti t’i bësh.

Një përgjigje korrekte është si një puthje e ëmbël.

Mos iu nënshtro shumë ndjenjave. Një zemër tepër e ndjeshme është një pasuri e palumtur në këtë tokë të lëkundur.

Burracakët kërcënojnë vetëm kur janë të sigurtë.

Njeriut të zgjuar i duket çdo gjë qesharake, njeriut të ndjeshëm i duket çdo gjë e rëndë.

Besoji vetvetes dhe do të dish të jetosh.

ObserverKult