Dashuria shkakton ndjesi të këndshme kur na infekton dhe shkakton dhimbje kur shërohemi

ObserverKult ua sjell disa thënie të sociologut italian, Paolo Crepet:

Të bësh vlen më shumë se të mendosh.

Një shuplakë mund t’i shpëtojë edhe prindit më të dalluar, por megjithatë, ajo tregon paaftësinë tonë për të kuptuar dhe edukuar.

Nëse dashurohemi para njohjes së dashurisë ndaj vetvetes, do të shkojmë drejt trishtimit dhe poshtërimit.

Dinjiteti dhe vetvlerësimi ecin me të njëjtin hap.

Liria kushton shtrenjtë, skllavëria edhe më tepër.

Dashuria vepron si një sëmundje por funksionon në të kundërt: shkakton ndjesi të këndshme kur na infekton dhe shkakton dhimbje kur shërohemi.

ObserverKult

—————————————–

LEXO EDHE: PRUST: DASHURIA ËSHTË NJË TORTURË RECIPROKE!

ObserverKult ua sjell disa thënie nga shkrimtari i njohur, Marsel Prust

Nuk ka asnjë njeri, sado i mençur, i cili në një periudhë të rinisë së tij nuk ka thënë gjëra, ose nuk ka përjetuar disi vetëdijen nga e cila është kaq i pakënaqur në jetën e mëvonshme, sa po të mundte, do ta shuante nga kujtesa.

Tre të katërtat e sëmundjeve të njerëzve inteligjentë vijnë nga inteligjenca e tyre. Ata kanë nevojë për së paku një mjek që mund ta kuptojë këtë sëmundje.

Koha kalon dhe pak nga pak gjithçka që ne kemi thënë gënjeshtër bëhet e vërtetë.

Lumturia nuk i shërben asnjë qëllimi tjetër përveçse ta bëjë palumturinë të mundshme.

Nëse pak ëndërrim është i rrezikshëm, shërimi për atë nuk është që të ëndërrojmë më pak. Por të ëndërrojmë më shumë, të ëndërrojmë gjatë gjithë kohës.

Në një ndarje ai i cili nuk është me të vërtetë në dashuri, thotë gjërat më të çiltëra.

Gjithmonë gjatë një çasti kalimtar të mendjes ne marrim vendime jetëgjata.

Le të jemi mirënjohës për njerëzit që na bëjnë të lumtur, ata janë cirk simpatik që i bëjnë shpirtrat tanë të lulëzojnë.

Si çdokush që nuk është në dashuri, ai mendonte se njeriu zgjedh personin e dashur pas diskutimeve të pafund dhe në bazë të cilësive ose avantazheve të veçanta…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU