Më duaj, çmendurisht, më dashuro!, poezi nga David Boseta
-Me puthje dua frymën të ma marrësh,
më shtrëngo në përqafim e mos më lësho.
Jam rob i ndjenjës që veç ti di t’më falësh,
më duaj, çmendurisht, më dashuro.
E unë i përhumbur në afshin e puthjeve,
shijoja mrekullinë e trupit tënd.
Asgjë nuk dëgjoja në thoje fjalë a lutje,
asgjë nuk kuptoja çfarë thoje, asgjë.
Të zhytur në çmendurinë e pasionit,
ca fjalë të shkëputura më vinin si jehonë.
Kënaqësinë më të ëmbël bashkë përjetonim,
ndërsa ti më thoje,
-Më puth, më dashuro.
*Titulli i origjinalit: A e mban mend kur më thoje…
ObserverKult
Lexo edhe: