Dëgjojeni “Malli për nënën” të kënduar nga Ermira Babaliu & Ardit Gjebrea (teksti dhe video)

Të kaltra agimet, purpur janë mbrëmjet
dhe jeta bën mall dhe gjoksin zgjeron
Kalojnë mes zemrës, gëzime dhe dhimbje
e bëjnë fletë që dridhen, kambanë që gjëmon.

Për mall jo i rëndë sa vite një lumë bëjnë mall
dhe malli për nënën, malli flori të ndjek pas
të ndjek pas takimesh porsi deti me shkumë
dhe i mbush hapësirat e zemrës plot dritë i mbush.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult


Lexo edhe:

ERMIRA BABALIU: TEK KY PRAG FLISNIM PËR DASHURINË (TEKSTI DHE KËNGA)

Këngëtarja Ermira Babaliu, shumë herët u dallua për zërin e saj melodioz e të veçantë, duke e rreshtuar atë krah këngëtarëve të njohur të skenës muzikore shqiptare.

Ishte pjesëmarrëse në Festivalin e Parë të Këngës në Pogradec dhe nderohet me Çmimin e Parë për këngën “Erdhi pranvera”.

Pastaj dy herë rresht, vlerësohet me çmime të treta, në edicionin e 25-të dhe të 26-të të Festivalit të RTSH-së.

Në vazhdim ju sjellim tekstin e këngës “Duke të pritur” të shkruar nga Irma Kurti dhe me muzikë të Galliano Borsato:

Zëri yt trokiti
fare lehtë në vetminë
që më kish mbështjellë
në dhomë këtë natë.

Tej, era ulërinte
si e marrë, ndoshta
më sillte lajme ti,
nga larg.

Mijëra pika shiu binin mbi tokë,
malli për ty i ktheu në lotë.
Një vetëtimë u ndez, u fik
diku, atje lart.

Tekstin dhe këngën mund ta klikoni KËTU:

ObserverKult