“Nëse ju kujtoj Edith Piaf, aq më mirë”. Kështu është shprehur Barbara Pravi, e cila mori vendin e dytë në Eurovisioni me këngën: “Voila”, me ngjyrat e Francës.
Si bashkautore e tekstit të këngës “Voilà”, Barbara Pravi i kujtoi publikut “Padam Padam” të Edith Piaf.
“Vështirë ishte të shkruhej teksti, por nuk e shkruam duke menduar se do të konkurrojmë në Eurovision, se përndryshe nuk do ta kishim bërë një vals të tillë”, ka ironizuar ajo.
Njëzet e tetë vjeçarja, më stilin e saj retro, pretendon të jetë trashëgimtare e këngës klasike franceze, ndërsa tund flamurin e kauzës feministe.
Në shtator të vitit të kaluar, ajo ka nxjerr edhe albumin e saj të parë: “On n’enferme pas les oiseux” (“Nuk mbyllen zogjët”).
Barbara Pravi: Voila
Dëgjomni
Mua, këngëtaren n’kërkim
Foljuni për mua
T`dashurve, miqve
Tregojuni për këtë vajzë me sy t’zi
E për andrrën e saj t’çmendun
Dua t’shkruaj rrëfime që mbërrijnë te ju
Kaq
Ja, ja, ja, ja kush jam unë
Ja ku jam, edhe pse frikësohem nga zbulimi
Ja ku jam
N’zhurmë dhe n’heshtje
Shikomni, ose t’paktën ç’ka mbetur
Shikomni, para se t’urrej veten
Ç’ju them që nuk do t’ju thonë buzët e tjetrës
Pak gjëra, por gjithçka që kam
E them
Ja
Ja, ja, ja, ja kush jam
Ja ku jam, edhe pse mbaroj nga zbulimi
Është surrati im, është klithma ime,
Ja ku jam fundja
Ja, ja, ja, ja pikërisht k’tu
N’andrrën time, n’dëshirën time,
Siç ngordhi, siç qeshi
Ja ku jam
N’zhurmë dhe n’heshtje
Mos ikni, ju lutem rrini gjatë
Mbase s’më shpëtoni
Por pa ju nuk di t’ia bëjë
M’duani siç duhet një mik që ikën përgjithmonë
Dua t’duhem, se s’di ti dua kufizimet e mia
Ja, ja, ja, ja kush jam
Ja ku jam edhe pse mbaroj nga zbulimi
Ja ku jam
N’zhurmë edhe n’tërbim
Shikomni më n’fund,
Sytë e duart
Gjithçka që kam është k’tu,
Është surrati im, është klithma ime
Ja kjo jam, ja kjo jam, ja kjo jam, kjo jam unë
Ja, ja, ja
Përktheu : Çlirim Lazaj
ObserverKult
Kliko edhe: