Dëgjoni si flasin shqip në Ukrainë, Bullgari dhe Moldavi/ Gjurmime nga Robert Elsie (AUDIO)

Robert Elsie i deshi shqiptarët, me gjuhën dhe historinë e tyre të lashtë – të shkruar e të pashkruar. E mahniti bukuria e egër e këngës së dashurisë e të vajit. Njohu ndershmërinë dhe ashpërsinë e shqiptarëve. Shqiptarëve ndër breza, u dhuroi një pasuri të madhe kulturore, me vlera të paçmueshme.

Falë punës me pasion e përkushtim të veçantë, të studiuesit dhe albanologut të njohur, Robert Elsie, shqiptarët u njohën me pamje dhe dëshmi nga tokat e banuara ndër shekuj me shqiptarë, të panjohura ose shumë të rralla – të para më shumë se një shekulli e gjysmë.

Ata ai i zbuloi nëpër arkiva dhe muze nga Evropa në Amerikë, apo në fondet private të studiuesve të ndryshëm, Elsie ka zbuluar edhe disa regjistrime me zë që dëshmojnë të folmet e shqipes në diasporën e hershme shqiptare.

“Sot po sjellim të folmen në Ukrainë, Bullgari dhe Moldavi… Duhet të klikoni mbi pikën e gjelbër për të dëgjuar incizimin përkatës. Për të ndryshuar vendin e të folmes, duhet të klikoni në “Back””.

Për të dëgjuar dialektet e gjuhës shqipe në Ukrainë, Bullgari dhe Moldavi… klikoni KËTU.

ObserverKult


ADN-ZB/Archiv Professor Gustav Mayer, Geschichtsforscher; geboren: 4.10.1871 in Prenzlau Aufnahme: 1931 [Scherl Bilderdienst]

Lexo edhe:

GUSTAV MEYER, GJUHËTARI QË PROVOI SE GJUHA SHQIPE I PËRKET FAMILJES INDOEVROPIANE

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi gjuhëtarin gjerman, studiuesin e gjuhëve indoevropiane Gustav Meyer, një nga albanologët më të rëndësishëm të kohës së tij, i cili provoi se gjuha shqipe i përket familjes indoevropiane.

Në nder të kontributit të tij për albanologjinë, një shkollë në Tiranë mban emrin e tij. Meyer çmohet si gjuhëtari që provoi se gjuha shqipe i përket familjes indoevropiane dhe njihet për korrespondencën e gjatë me Jeronim de Radën.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult