Demë Topalli: Pranverë

Tretur diku thellë, në një botë largët,
Vagullt, si në një hapësirë të pafund,
Midis mijëra të tjerash, krejt vetmitare,
Një lule, vetëm një lule sot shoh.

Një lule, e vetme, dikur Luledritë,
Që emrin më bukur, në një ag të lashtë,
Para Sokratit, ia ka dhënë Diotima.

Po më thuaj,
Ashtu siç ke qenë, e heshtur, gojëzanë,
Në një botë të vogël, si prej qiejsh e rënë,
Pse midis nesh koha, kaq mure ka vënë.

Oh, mure,
Mure hekuri koha ka vënë,
Që kurrë, tash e një mijë vjet,
Këta dy sy me t’pa s’i ka lënë.

Po shumë,
Shumë kisha dashtë me t’pa dhe një herë,
Ashtu siç dikur, para një mijë vjetësh,
Këto dy ninëza drite të kanë pikëzuar.

ObserverKult


Lexo edhe:

DEMË TOPALLI: SHUMË KISHA DASHTË… EDHE NJË HERË ME U KTHYE