James Joyce: Ajo kreh flokët në heshtje…

Ajo kreh flokët në heshtje,
flokët e gjatë kreh,
Në heshtje dhe plot hir
me një pamje të mahnitshme.
Dielli ka qëndruar në gjethet e shelgut
dhe në barin vende-vende zverdhur
Ajo rri ende para pasqyrës
flokët e gjatë duke krehur.
Ndaloje atë krehje, të lutem,
mos i krih më flokët e gjatë,
sepse kam dëgjuar për magjepsjen
nga një pamje e bukur.
Kjo është si një pikëpyetje për të dashurin,
të rrijë apo të largohet që andej,
kuptohet: ndaj kësaj pamjeje të magjishme
nuk mund të tregojë mospërfillje.

Përktheu: Irena Dono

LEXO EDHE: James Joyce: Dashuria ime është një petk i ndritshëm