Nga Eftihia Papajanopoulu
Me një ëndërr të tërbuar
mashtrimtare, të harbuar,
ne u nisem nëpër erë,
ndërsa gjysmë e rrugës iku,
një stuhi yjet i fiku,
befas qielli u err dhe u bë terr.
Po ç’fat i zi më truan,
kush sy më ndjek më smirë,
dhe dashurinë e humba,
Erosin e dëlirë,
si anije e shpartalluar,
si zambak i pikëlluar,
thellë, në ujin e liqenit, turbullirë.
Por me shpresën të thërrmuar,
të vrarë dhe të sakatuar,
pres të kthehesh si një vesë,
dhe të bëhet e vërtetë,
ajo, ëndërr – zezë e shkretë,
ajo ëndërr e tërbuar, e pa besë.
Po ç’ fat i zi më truan,
kush sy më ndjek më smirë,
dhe dashurinë e humba,
Erosin e dëlirë,
si anije e shpartalluar,
si zambak i pikëlluar,
thellë, në ujin e liqenit, turbullirë.
Shqipëroi: Arqile Garo
ObserverKult
Lexo edhe:
SERGEJ ESENIN: DHE TI ZEMRA IME…
Nuk pendohem, nuk qaj, as ankohem,
të tëra do shkojnë, siç mjegulla tretet ndër mollë.
Nis jeta venitet, kujtoj, përmallohem,
të rinohem s’ka shpresë, as të shkoj prapë në shkollë.
Dhe ti zemra ime tash e tutje ndryshe do pulsosh,
po të afrohet dallga e ngricës së acartë polare,
dhe toka e shtruar me të plepave pushin bardhosh,
më s’të fton të vraposh këmbëzbathur rrëzë një are.
Marrëzitë endacake, gjithmonë e më rrallë po i ndjej,
si një flakë që luhatet dhe shuhet mbi buzën e tharë,
o freski e rinisë që humbe u trete e më s’do të të gjej,
vrulle të pasionit, vështrime të egra plot zjarr!
Tani që dëshirat janë shterur e thahen ngadalë,
moj jetë, thua vallë mos në ëndërr të pashë?
Një mëngjes pranveror që renda i hipur mbi kalë,
në fusha plot lule që kryq e tërthor unë u rashë?!
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult