Publilius Syrus, dramaturgu dhe shkrimtari i njohur ka lindur në shekullin I para erës sonë në Antakja, Perandoria Romake.
Shkrimtari i njohur është sirian por në Romë ai ishte si një skllav. Fatmirësisht skllavëria e tij nuk ishte e gjatë, pasi që ai shfaqi talentin e tij unik dhe mjaft interesant..
Pas një kohe ai mori lirinë e merituar ndërsa vlen të theksohet se çdo muaj Publilius Syrus ka lëvizur nga qyteti në qytet, dhe audienca e tij rritej në mënyrë të qëndrueshme.
ObserverKult ju sjell disa nga thëniet e njohura të shkrimtarit Publilius Syrus:
Dhimbja i shtyn të gënjejnë edhe të pafajshmit.
Zemërimi i të dashuruarve është një plotësim i dashurisë.
Kush është me këmbë përtokë edhe nëse rrëzohet, nuk rrezikon të lëndohet.
Është pashpirtësi ta qortosh tjetrin kur është në vështirësi.
Njeriun e tërbuar shmange për një çast, por armikun shmange gjithmonë.
Të varfrin e ngushëllon shpresa, përtacin pasuria, të mjerin vdekja.
Dashuria është shkaktarja e shqetësimeve të kota.
Njeriu i durueshëm ka brenda vetes pasuri të fshehura.
Secila frikë është një pengesë për njeriun me vlera.
Kush dashuron, ëndërron me sy hapur atë që mendon.
E përgatiti: L.F-ObserverKult
Lexo edhe:
TË VUASH NË MUNGESË TË DIKUJT QË DASHURON ËSHTË NJË E MIRË, KRAHASUAR ME TË JETUARIT ME DIKË QË URREN
Lexoni tekstin e plotë KËTU:
ObserverKult