Nga Mihallaq Qilleri
Dhimbja jote është për mua,
Më shumë se dhimbje trupi,
Më shumë se dhimbje shpirti,
Më shumë se shtrëngim zemre,
Më shumë se frymëmarrja e mekur,
Më shumë se boshi i hapësirës,
Më shumë se humbja e dritës,
Më shumë se vet dashuria që ndjej
Për ty…
Dhimbja jote është humnera ime…
ObserverKult
Lexo edhe: