Dhionisios Solomos: Qaja për Marien, që ikte…

Mbrëmanet pashë Marien,
mbrëmë vonë në muzgëtim,
tek vej të mirr anijen,
të nisej për udhëtim.

E fryrë velë e gufuar,
zbardhonte ndënë erë,
porsi pëllumb i shkruar,
kur fluturimin merr.

Të heshtur miqtë po rrinë,
në gaz e turbullirë,
ajo tundte shaminë:
U thoshte, lamtumirë.

Eh, atë përshëndetje,
qëndrova të kundroj,
der’ sa nga largësia,
nuk munda më ta shqoj.

S’dallonin sytë e mia,
kur u largua shumë.
a ish ajo shamia,
apo e dallgës shkulmë?!

Pëlhurëzë e gufuar,
shamizë e larë në shkumë,
me shokët e lotuar,
lotova edhe unë.

Nuk qaja për anijen,
për velëzën e shkretë,
por qaja për Marien,
që ikte në kurbet.

Nuk qava për anijen,
as për të bardhën velë.
Veç qava për Marien,
me flokun kaçurel.

Shqipëruar nga Arqile Garo

LEXO EDHE: Georgios Vizyinos: Përse një tjetër dashuron?