Georgios Vizyinos: Përse një tjetër dashuron?

Priftit i rёntё njё damblla,
pse doli nё mejdan e tha,
ta duash atё qё ke pranё,
demek, kёshtu dashke dynjanё.

Se e dёgjoi kёtё kёshillё
mikesha qё kam me kimet,
e synё e bukur nis ja mbyll
tё birit tё komshiut vetё!

I fola e mё tha jam trap
por veç ma la dopjon nё dorё
e drejt atij u nis me vrap,
thotё se me tё do vëjё kurorё!

E kush guxon dhe e pyet,
“Pёrse njё tjetёr dashuron?”
i kthehet e me kordhё ja pret:
“Kur prifti flet, ti kё dёgjon?!”

Shqipёroi: Arqile Garo

LEXO EDHE: Sergej Esenin: Tani e tutje nuk do vuaj…