Guxo, rreziko, dilja! 10 thënie që nuk harrohen nga Muhammad Ali

Përveç që konsiderohet si boksieri më i madh që ka patur bota ndonjëherë, Muhammad Ali – ka qenë tejet frymëzues.

ObserverKult ju sjell dhjetë thënie të njohura të tij:

Brenda një ringu apo jashtë tij, nuk ka asgjë të keqe nëse rrëzohesh. E keqja është të rrish shtrirë përtokë.

Përderisa penicilinën e nxjerrin nga buka e mykur, sigurisht që do të nxjerrin diçka edhe nga ti.

Nëse mendja ime është e bindur, dhe zemra ime beson, atëherë mund t’ia dal.

Ai i cili nuk është mjaft i guximshëm për të rrezikuar, nuk do të arrijë asgjë në jetë.

Jetoje çdo ditë sikur të ishte e fundit, sepse një ditë do të kesh të drejtë.

Unë nuk shtirem sikur jam miqësor siç bëjnë shumica e njerëzve të cilët tentojnë të arrijnë lartë. Jam miqësor.

Heshtja është e artë kur nuk keni në mend një përgjigje të mirë.

E pamundura është e përkohshme. Asgjë nuk është e pamundur.

Kampionët nuk bëhen në palestër. Kampionët bëhen nga diçka që ata e kanë thellë brenda vetës: nga dëshira, ëndrra, vizioni. Duhet të kenë qëndrueshmërinë e minutës së fundit, duhet të jetë të shpejtë, duhet të kenë shkathtësinë dhe vullnetin. Por, vullneti duhet të jetë më i fortë se shkathtësia.

Unë jam Amerikë. Pra, unë i takojë një pjese të cilën ju nuk do ta njihni. Ama, mësohuni me mua. I zi, me vetëbesim, kryelartë, është emri im, jo i juaji. Është feja ime, jo e juaja, janë synimet e mia, të mijat; mësohuni me mua./

Përgatiti: ObserverKult

Lexo edhe:

ALI PODRIMJA: SI KISHTE SHPËTUAR KOKËN, DRITËRO AGOLLI, PAS BOTIMIT SATIRIK “SHKËLQIMI DHE RËNIA…

ali podrimja

Nga: Ali Podrimja

Në letrat shqipe Dritëro Agolli do të ketë vendin e vet edhe në të ardhmen. Për politikën disa herë është deklaruar se atë nuk e njeh, por e thotë nga zemra, prandaj ai na duket shpesh njeri ekcesiv.

Nuk pranon copëzimin e shpirtit se e shëmtuar i duket demokracia. Shpesh kur më qet udha në Tiranë bëj një sy gjumë tek ai se nuk ma ka ëndja natën ta kaloj në vila të “hijeve”. Për këtë e dinë si demokratët ashtu edhe socialistët e konvertuar dhe të pakonvertuar.