Dhori Qiriazi: Kur qaja unë, me mua s’qau askush

të dua! poezi nga dhori qiriazi

Kur qaja unë, me mua s’qau askush;
veç fija e barit në anë të udhës mbirë
dhe deg’ e shelgut e lagur, e mërdhirë,
që me dëborë e akull shpesh u mbush.

Kur qaja unë, me mua s’qau askush!

Dhe me inat, kur shfryu veriu i ngrirë
dhe me dëborë çdo kaçubë u mbush,
prap’ qava unë, me mua s’qau askush,
veç zogjtë e vegjël, të lagur, të mërdhirë,
veç ata qanë e tjetër jo, askush!

ObserverKult

——————

të dua! poezi nga dhori qiriazi

Lexo edhe:

“TË DUA! MENDOHU, TË DUA!”, POEZI NGA DHORI QIRIAZI

Të dua!
Mendohu!
Të dua! Kapërcej udhëkryqet e jetës,
kapërcej shiritat e bardhë të rrugëve të asfaltuara
me këto fjalë të përjetshme: “Të dua!”

Oh, si janë qiejt tanë të kaltër,
më të butë se mëndafshi i deteve mesdhetare!
Atje ndizen me miliona yje natën,
ndërsa unë, në kupolë të tyre, kam shkruar:“Të dua!”

Mbi rërën e plazheve kam shkruar: “Të dua!”,
Përmbi dyert e kabinave: “Të dua!”,
mbi granitin e maleve: “Të dua!”
Dhe kam zbritur poshtë hendekëve
dhe livadheve të gjelbra plot lule: “Të dua!”;

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


Dhori Qiriazi: Kur qaja unë

Kur qaja unë, me mua s’qau askush;
veç fija e barit në anë të udhës mbirë
dhe deg’ e shelgut e lagur, e mërdhirë,
që me dëborë e akull shpesh u mbush.

Kur qaja unë, me mua s’qau askush!

ObserverKult