Dhori Qiriazi: Më ngjau ajo si zemra jote…

Një zemër pashë të artë në vitrinë,
e vogël ish, e lidhur pas zinxhiri,
ah, sa e ftohtë, më dukej si e ngrirë
e thashë: “Sa vlen kështu edhe floriri?!”

Më ngjau ajo si zemra jote mua,
vërtet e art’ po lidhur pas zinxhiri,
dikur u ble pa thënë dot: “Të dua!”
mirëpo sa vlen kështu edhe floriri?

1959

*Titulli i origjinalit: “Zemra”