Dhori Qiriazi: Në muzg ka heshtur…

të dua! poezi nga dhori qiriazi

Në muzg ka heshtur nata shqiptare,
nën qiell të mbushur plot me yj’ të rinj;
nuset po flenë, të heshturit zjarre,
rrugët e krojet, malet me barinj.

Pylli dremit në ëndërr i përpirë,
duke përkundur zogjtë si fëmijë,
dreri përgjon dhe hënën mban mbi brirë
atje në maja malesh kur del e rri.

1968

*Titulli i origjinalit: “Në muzg”