Sergej Esenin: Ç’pret, më puth, më puth e dashur…

sa e bukur esenin qytetare

Nga Sergej Esenin

Ç’pret, më puth, më puth e dashur
gjer në gjak, sa s’duron dot!
Unë dëshirë kurrë s’kam pasur
buzët akull t’i prek kot.

Ca të tjerë, sot të lumtur
ngrjnë kupat plot me verë.
Më kujto ti, vajzë e bukur,
jeta jepet veç një herë.

Pa shiko pak qetë nga brenda
nëpër mjergullën me vesë!
Si një korb i verdhë, hëna
sillet, dridhet me përtesë.

Puthem pra, ashtu të dua!
Këndo për mua një herë!
Me ngjan, vdekjen më ka shkruar
diku lart një shpirt mister.

Pa fuqi, po nis të kërrusem.
Në ardhtë vdekja, do ta pres.
Veç ti gjer në gjak të buzëve
të më puthesh, e të vdes!

Pa u drojtur, si fëmijë
nën kaq ëndrra blu përqark,
në çdo gjeth të fëshfërijë
“unë jam jotja” – vetëm kaq

Dhe që bota tërë trazime
mos të shkrihet kot, e qetë,
pi e puth, o mikja ime,
veç një herë vjen në jetë.

Në shqip nga: Agim Shehu

ObserverKult


Shishe në det

Lexo edhe:

STEFAN ÇAPALIKU: SHISHE NË DET

Edhe ti ike…
Unë mbeta i fundit në anijen
që era e sillte si të ishte prej letre,
sepse ishte prej letre.

E ç’mund të të ofroja unë veç fjalëve,
të shkruara në një letër fletoreje me vija,
me të cilën prodhova anijen prej letre?

Fjalë my Lady,
You look truly charming, my Lady.

Mandej unë zgjata dorën te aparatura
e transmetimit dhe nisa në ajër mesazhe të koduara
në alfabetin mors:
Ju flet Shkodra!
Po transmetojmë disa mesazhe speciale.

Fjalë my Lady,
You look truly charming, my Lady.

Lumturia nuk ndjehet mirë
Durimit po nxitohet
Besniku tradhëtoi
Kujtimin e çmendi harresa
Mendimi po rri trishtueshëm
Fitimtari humbi në pjesën e parë
Shpresa vdiq e fundit
Mos kujto se të harrova (Pikë)

Mbas këtyre mesazheve të verteta,
por aspak miqësore,
pashë anije të mëdha që u afruan të shpëtonin
tonën, që po mbytej.

Por, kur ata vërejten se ti po dilje shëndosh,
ashtu e gjatë, e bukur e pacen…
Kthyen nga kishin ardhë.
Se ndoshta kujtuen se po tallem…

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult