Nëse ti shkon në Venedik,
në Lido, ndonjëherë,
kujto aty një djalë fisnik
që shkonte me veljerë.
Dhe frynte erë, ish qielli i zi,
rrufeja retë i ndizte,
një grua që kish dalë aty
të dashurin po priste.
Ia merrte era flokët pas,
fustanin ia përdridhte
dhe ndodhi që ai një çast
drejt saj syt’ t’i hidhte.
Edhe kuptoi ai pastaj:
me vdekjen drejt po matej,
dhe erdh në breg, në krahë të saj
që qante dhe përçartej!
2000
*Titulli i origjinalit: “Nëse ti shkon në Venedik”
ObserverKult
Lexo edhe: