Yehuda Amichai: Një tjetër kangë dashnije


Poezi nga Yehuda Amichai

I lodhun e i kputun me nji grue në ballkon:
“Rri me mue!” Rrugët shuhen njilloj
si njerëzit, n’heshtje, ose papritë shëmben.
Rri me mue! Due me kënë me ty
N’kët’tokë t’zhuritun
Hije lypet me kënë fjalët.

Përktheu: Lazer Stani

ObserverKult


Lexo edhe:

A DO TË KEMI MË AKTORË SI KADRI ROSHI, MARGARITA XHEPA APO TINKA KURTI?

Kiço Londo, drejtuesi që iu dha fizionomi dy teatrove të reja në Tiranë, Teatrit të Metropolit, që u themelua në vitin 2005 dhe Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” të themeluar mbi 10 vjet më parë, për gati 20 vjet të karrierës së tij ia ka kushtuar punës me aktorët e rinj.

Duke e konceptuar skenën si një element nxitës për të krijuar profile aktorësh, drejtuesin dhe regjisorin e njohur Kiço Londo, që kur ishte në krye të Teatrit Kombëtar, gati dy dekada më parë, e ka munduar gjithmonë dilema:

A do të ketë profile të reja aktorësh në skenën e teatrit dhe në ekranin e filmit shqiptar, siç kanë qenë Kadri Roshi, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Sandër Prosi, Naim Frashëri, Arbert Vërria, Violeta Manushi, Drita Pelinku, Ndricim Xhepa, e të tjera ikona të aktrimit.

Në një intervistë, të dhënë kohë më parë, Londo rrëfen historinë e rritjes së aktorëve përgjatë tri dekadave, që shënohet me lindjen e ikonave të reja të aktrimit.

Po cilët janë ata dhe si shërbyen dy teatrot e kryeqytetit në drejtimin e tij krahas Teatrit Kombëtar për të tërhequr aktorët e rinj drejt sfidave të reja në rrugën e përsosjes dhe modernizimit të teatrit shqiptar...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU