Poezi nga Dhori Qiriazi
Po, ti je larg. Tani po rri e shkruaj,
të flas për ty, e di që s’është kollaj,
thua vërtet të jesh ti kaq e huaj,
thua vërtet nga shpirti të të ndaj?
Po bie shi, pikojnë strehët jashtë
dhe ndër çati stërkala era ngre,
këtu është fshat. Qipitë plot me kashtë,
sikur kërkojnë të thonë diçka të re.
Dikur, ato dhe ti i pate njohur
dhe mall tani, besoj se do të kesh,
sa mrekulli, mikesha ime e njohur,
që këtu pranë të biesh e të flesh!
1959
ObserverKult
—————-
Lexo edhe:
Dhori Qiriazi: Ti nuk më the ndonjëherë që të dua
Ti nuk më the ndonjëherë që të dua,
as unë s’e di se ç’ndodhi midis nesh,
veç ti me zjarr gjithnjë më shihje mua.
Dhe ecjen time, buzëqeshjen time, shpesh,
nuk di se si i bëre ti të tuat,
si unë, gjithçka ti deshe që ta kesh!
1959
ObserverKult
Lexo edhe:
ObserverKult
Lexo edhe:
HALIL MATOSHIT I JEPET ÇMIMI PËR KARRIERË LETRARE NË FESTIVALIN NDËRKOMBËTAR “DITËT E NAIMIT”
Në Edicionin e XXVII të Festivalit Ndërkombëtar “Ditët e Naimit” – Halil Matoshit i jepet çmimi për karrierë letrare.
Jurinë e Festivalit e përbënin Prof. Dr. Ymer Çiraku (kryetar), Mr. Ndue Ukaj dhe Prof. Dr. Vebi Bexheti, e cila laureoi poetin italo/arbëresh Pierfranko Bruni. Gjithashtu, u nda edhe çmimi letrar ‘Qiriu i Naimit’, që jepet për poezi më të mirë. Atë e mori poeti shqiptar, Adi Memeti nga SHBA.
Çmimi letrar “Ditët e Naimit”, i cili jepet për karierë letrare iu dha poetit nga Kosova, Halil Matoshi, çmimi ‘Menada’, që jepet për vlera të veçanta poetike iu dha poetes koreane Tanya Ko Hong, çmimi letrar ‘Oaeneumi’, që jepet për ciklin më të mirë poetik shkoi për poeten nga Argentina, Marisa Martinez Persico.
Lexo tekstin e plotë KETU
ObserverKult