Dhori Qiriazi: Përse të sillesh, shpirti im, e rreptë?

Përse të sillesh, shpirti im, e rreptë
pa thënë fjalë, pa thënë lamtumirë?
Po ecën vjeshta e kuqe nëpër fletë
dhe lulet në mullar janë shtrirë.

Po flenë kaçubat nën mjegullën e shpeshtë,
në udhë plepat arin kanë shtruar,
ti, diku shkon me hapin tënd të lehtë,
me nje mëndim të largët, të trishtuar.

Si një ylber, mendimet të mbulojnë,
në atë vend ku ti dikur ke shkelur,
të gjitha lëndinat nga bari gjelbërojnë
dhe lulet delikate sa kanë çelur.

1965