Në telefon më pëshpërit se të dhëmb gjithkah Se të ka ikur shpirti diku kah unë e assesi s’po e gjen Se gishtërinjtë e vegjël të këmbëve netëve të bien poshtë shtratit Bashkë me gishtin e unazës që këputet si lule e vyshkur Se gjithë venat e trupit gjarpërinj rreth qafe të janë bërë Duke më kërkuar shtratit si kokërr gruri O sa tmerr më jep derisa më pëshpërit në telefon Se prej ditës kur m‘i paske pas falë sytë Je bërë si ai Homeri –tokë e zezë Sa krejt botën e sheh top të pëlcitur -fillo e fli në krahun e djathtë, të them Dhe lexo para gjumit lirika të lehta Gishtërinjtë vej aty ku ishin e ktheje kohën e dielltë E unazën me gishtin që të përkëdhelja -dhe nisu se çdo udhë soset kur nisesh kur nisesh të vish tek unë, nisu gjeje shpirtin e humbur nisu e m’i sill ata sy që i ke si globi t’i shkëpus gjarpërinjtë nga qafa e duart e mia t’i vë aty të pushojnë duke t’i shikuar sytë që i ke si globi