Qielli pështyu mëkatet e t’ vdekurve
Gjithë ditën
Mbi kokat tona e mbi krye të çdo lisi
Gjithë ditën pështyu mëkate
Gjethet s’ pipëtinin të shkretat
Gra të shtypura dukeshin
Ç’ urdhër kobzi gjithandej atë ditë
Pështymë e qiellit breshër i zi
Griu pranverën copë-copë
Atë pasdite të çuditshme
Mos thuaj nuk e di
-fajin e patëm unë e ti.