Dije Demiri Frangu: Woman in love

Dije Demiri-Frangu

Poezi nga Dije Demiri Frangu

Shkunden degët e fundit të një lumturie
Fytyrat e njohura të dashura
Shtrirë në dyshemenë e dhembjes 
Si në shtretër spitali dihasin
Iluzionet bien nga sytë e mi në formë lodrash,
Bien në formë fletoresh mbushur fjalë mbushur vija
E në formë disqe këngësh bien
Si copa thonjsh të prerë si fruta të kalbura bien
-Derisa iku nga shtëpi e vjetër e nga pluhuri i saj
Dëgjoj rrëfime psherëtima recitalin O moj Shqypni
Detyrueshëm eci nëpër trajtat e reja që i kërkoj
E nisin e mbijnë si bimë të pafajshme iluzionet e reja
Po në dhomën e vjetër
Aromë e kujtimeve më ushqen në ikje
Dhe jehona e këngës
Woman in love
.

ObserverKult


Lexo edhe:

DIJE DEMIRI FRANGU: MUZA ËSHTË ELIKSIR, ËSHTË ARMË, ËSHTË QUMËSHT…

Në rubrikën Personale, mysafir yni është shkrimtarja, Dije Demiri Frangu.

– Si ndodhi takimi i parë me letërsinë?

-Gjithmonë mendoj se kjo ka ndodhur kur kam qenë pesë vjeçe, kur këlyshi i vogël i shtëpisë më ka kapur për fustani, e unë kam klithur se qeni don t’mi hajë lulet e fustanit. Deri sa ishin gjallë, janë qeshur me këtë frikë timen gjyshërit e edhe prindërit e mi.

  Kur ratë në “grackën” e saj?

-Kur shkruaja, besoja se fjollat e borës s’kanë frikë të bien në tokë e as në flokë, se ato vetë fluturojnë dhe se fluturat nga to fluturimin mësojnë. Ato ngjashëm si unë te dajat e në shkollë shkojnë…kështu nisa të mendoj se në poezi e siguroj një qetësi….ishte klasa e tretë dhe një vjershë në rubrikën “Cicërimat e para” në “Pionieri”, ishte gracka “fatale”.

– Kur nisët të ndiheshit shkrimtar?

-Asnjëherë. Nuk ndjehem as sot, vetëm e ndjejë se nuk jam vetëm, se jam me ndonjë ide, me ndonjë fantazi  dhe se po të kisha laps, edhe udhëve do të shkruaja poezi. E ndjejë se po eci vazhdimisht me një forcë të brendshme që me jep krenari…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU