Nënë Tereza: Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim…

nënë tereza

Të risjellim në vëmendje thënie dhe njerëz që jetuan me përkushtim ndaj Zotit e njeriut, si Nënë Tereza.

Le ta duam më shumë njëri-tjetrin, duke bashkuar zemrat, siç na mëson gruaja e vogël shpirtmadhe me origjinë shqiptare:

– Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.

– Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.

– Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë pa fund.

– Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.

– Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.

– Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.

– Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.

– Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!

– Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.

– Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.

– Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e Tij.

– Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.

– Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba që të sjellim paqe në botë. Kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri.

– Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.

– Nëse jeni të dekurajuar, kjo është një shenjë e krenarisë, sepse kjo tregon se keni besim në fuqitë tuaja.

– Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.

– Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

– Në qoftë se ne të vërtetë duam të na duan, duhet të mësojmë se si të falim.

– Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit.

– Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri.

ObserverKult

———————–

Lexo edhe:

NËNË TEREZA: TË DUHEMI DERI NË DHEMBJE…