Google paditet shkaku i diskriminimit të gjuhës shqipe/ Kush do të fitojë?

Gjiganti teknologjik Google është paditur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për mospërfshirjen e gjuhës shqipe në gjuhët e mbështetura nga Google.

Ky diskriminim ka pasur pasoja të mëdha në media, marketing, investime të huaja, zhvillim ekonomik dhe teknologjik në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që flitet gjuha shqipe.

Padia është ngritur nga Z. Haki Dervishi dher Neshad Asllan – shtetas amerikan me banim në Palm Springs Kaliforni. Dervishi u dekorua rishtazi nga Presidenti Biden me Dekoratën dhe Mirënjohjen Jetësore për kontribut të vazhdueshëm për kombin Amerikan. Dr. Neshad Asllani – mjek i njohur kosovar, themelues i “Qendrës Kosovare për të Drejtat e Njeriut” dhe anëtar bordi në organizatën “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në New York.

Në njoftimin për media thuhet se paditësit besojnë se diskriminimi i vazhdueshëm i gjuhës shqipe nga Google ka bërë që folësit e gjuhës shqipe të diskriminohen nga pjesa tjetër e Evropës dhe botës në zhvillimin e biznesit, në marketing dhe gazetari, pasi janë të përjashtuar nga platformat Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob.

Kontributi i Z. Dervishit dhe Dr. Asllanit për Kosovën është shumëdimensional qysh nga fillimi i viteve të ’90-ta. Vlen të ceket, dokumentimi i shkeljes së të drejtave të njeriut dhe lobimi i vazhdueshëm në Kongresin Amerikan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Por, sipas Dr. Asllanit dhe Z. Dervishit, angazhimi i tyre lobues dhe koordinimi i aktiviteteve për pranimin e Kosovës në Rotary International me 5 nëntor të vitit 2005 që rezultoi me njohjen e parë ndërkombëtare të Kosovës, do të mbetet një nga momentet më të ndritura të përkushtimit të tyre për kauzën kombëtare.

Z. Dervishi dhe Dr. Asllani gëzojnë një përkrahje të parezervë të miqve amerikan për ta bërë të padrejtën të dukshme. Ata kanë angazhuar edhe avokatë amerikanë për të paditur gjigantin Google në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë për diskriminim të gjuhës shqipe.

Dedikimi i Z. Dervishit dhe Dr. Asllanit për zhvillim të kombit dhe kontributi i tyre i vazhdueshëm për liri, paqe, barazi dhe mosdiskriminim shton besimin se Google do të shqyrtojë me interes këtë padi dhe konsiderojë shtimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare të mbështetur nga Google.

Kjo do të sjellë risi të mëtejshme të teknologjisë informative duke krijuar mundësi reale për zhvillim ekonomik, punësim, investime të huaja, marketing dhe informim cilësor duke iu mundësuar gazetarëve të bëjnë punën e tyre edhe më mirë.

Dr. Asllani dhe Z. Dervishi gëzojnë përkrahje të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe mbesin të hapur për bashkëpunim me të gjithë të interesuarit për këtë çështje të rëndësishme për kombin tonë./Telegrafi

ObserverKult


Lexo edhe:

A ËSHTË ÇMENDUR KY? ISH DREJTORI I GOOGLE APELON NJERËZIMIN: MOS BËNI FËMIJË, SEPSE…

Lexo edhe:

SUETON ZHUGRI: DUKE TË PARË

Duke të parë në sy,
nganjëherë shoh yje që bien
ndonjëherë çarçaf yjesh ta mbulon shikimin
dhe herë të tjera e gjithë Udha e Qumështit
vertikalisht si në sy macesh
më thith brenda teje.

Këtu unë jam në kënd habije prej bufi.
E vështroj prenë time, ose ndoshta është ajo
që sheh nga preja e saj.
Habi bufash dhe sulmesh. Jemi në tërheqje…
Është si një lloj feste jashtë dhe brenda nesh
Iluzioni se jetojmë edhe jetën e tjetrit na kaplon
Gishtërinjtë gërshetohen pëllëmbë në pëllëmbë.
Ka tërheqje të dehura molekulash
Buzë e flatra ndërrojnë vende,
e gjitha një ajër i ndezur.
Artizane nata qëndis klithma hareje
në një qiell pëshpëritjesh.
Jemi të mbështjellë nga asgjëja dhe gjithçkaja
njëkohësisht si në një byrek shumë fletësh,
copëza mishi e shpirti piqen në furrën e dëshirës.
Yje bien edhe këtë natë, por ti s’mund t’i shohësh.

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult