Djemtë e detit: Jo tani, jo mos ik… (teksti dhe kënga)

Rok grupi Djemtë e Detit i krijuar në fund të viteve të ’80-ta në Lezhë, ishte ndër grupet e rralla që iu priu suksesi ndonëse nuk ishin nga Tirana.

Të ndikur nga rrymat Hard Rock dhe Heavy Metal ata sollën këngë që shumë shpejtë u bënë hite dhe vazhdojnë të jenë prezente edhe sot.

Në vitin 2009 sollën albumin “Epos”, i cili shënoi një fazë të re në krijimtarinë e tyre. Një album “eksperimentues” që nuk kaloi pa u rreshtuar krah sukseseve të tyre të deriatëhershme.

Në janar të viti 2015, vokalisti i grupit Gent Demaliaj nuk arriti të fitonte betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

Demaliaj është vlerësuar si një ndër vokalistët më të mirë të rokut në Shqipëri dhe zëri i tij ka spikatur në çdo interpretim.

Në vazhdim po ju sjellim tekstin e këngës “Jo tani”:

Zgjata unë dorën të prekja ty
Shikimi zbehur që mbulon sytë
Mbi trup të lagur dora m’u ngri
Mbi sy të mbyllur loti u shkri.

Jo tani jo, zot jo tani
Shpirtin tim jo mos më merr ti
Në gjumë me klithma jo
Thërras për ty.

Jo tani jo, jo tani jo… oh jo, jo mos ik!

Dikur ti qeshje me lotët e mi
Kur supet kthenin qaje edhe ti
Aromën tënde e përsëris shpirt
Dhe si i çmendur çirrem pa ty.

E përgatiti: K. B.- ObserverKult


Lexo edhe:

Djemtë e detit: U ndamë dhe as ti as unë nuk e besonim (teksti dhe kënga)

Interpretuar nga Djemtë e detit

U ndamë ashtu ne rastësisht
U ndamë pa puthje, pa shikime
Vetëm në heshtje ne u ndamë.

Por ne nuk dinim
vallë do t’i qëndronim
kësaj ndarje krejt të papritur…

tekstin e plotë e gjeni KËTU