Djemtë e Detit: Nëse t’kam lënduar, t’lutem nënë më fal (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Më e shtrenjta fjalë” nga “Djemtë e Detit

Teksti: Gent Demaliaj & Mimoza Ahmeti

Muzika: Valentin Markvukaj

Si në ëndërr për ty thirra
T’pyeta si je o nëna ime e mira
Emri yt nënë si thirrja n’Zot
Sa më dhemb në shpirt
Që s’të shpërbleva dot
Vitet shkojnë, thinjesh ti
Nëna ime për ty mbeta fëmijë

Hoqe shumë nënë, m’solle n’jetë
Por zemrën e pate gjithmonë të madhe det
T’i puth duart që m’kanë dhënë gji
Nëna ime t’i lotët fshiji
Aroma jote që n’flokë m’ke lënë
Parfumi më i mirë i t’mirës time nënë.

Dhe nëse t’kam lënduar, t’lutem nënë më fal
Se pranë gjithmonë do m’kesh, jam i yti djalë
Vetëm me këtë këngë që ta këndoj gjithë mall
Nënë e gjithë bota je, më e shtrenjta fjalë
Nënë e gjithë bota je
Më e shtrenjta fjalë.

ObserverKult


Lexo edhe:

DJEMTË E DETIT: JO MOS QAJ, TI O NJERI I VETMUAR! (TEKSTI DHE KËNGA)

Këngë e grupit “Djemtë e detit’

Jo mos qaj ti o njeri i vetmuar
e jeta dorën ty nuk ta dha
I lënë në mes të rrugës
Ti dhimbjen mban në krah
Në qiell je

I zhytur në mendime
Për ëndrrat pa mbarim
Për ty si shpëtimtar
Veç dr o ga kish kuptim

Mos qaj, mos qaj
Mos qaj per vdekjen o njeri
I lënë mënjanë
Ky ishte fati yt i zi

Jo tani asgjë ti më s’mendon
As zemrën s’e dëgjon, larg vetes je
Rri pret i shtrirë në trotuar
Që vdekja të të marrë me lot në sy

I zhytur në mendime
Për ëndrrat pa mbarim
Për ty si shpëtimtar
Vec droga kish kuptim

Këngën e gjeni KËTU:

ObserverKult