Elvana Gjata: Veç një pikë t’më kishe dashtë ti (teksti dhe kënga)

Dëgjojeni këngën “Pa ty”, konsideruar prej këngëve më të bukura të Elvana Gjatës.

Pa ty tani
çdo gjë është gri
dhe dielli ditën duket
bardhë e zi.
Pa ty tani
s’ka më magji
çdo ditë një shije ka
pa histori.

Të të shoh njëherë sa m’ka marrë malli
me ma kthy buzëqeshjen që m’ka shku’.
Një takim të fundit me ty për së gjalli
me këtë këngë të trishtë do t’kisha ftu’.

Veç një pikë t’më kishe dashtë ti
veç një pikë më shumë se veten
jetën sot do t’kishim gëzu’.
Veç një pikë t’më kishe prit ti
sikur mos më kishe ik ti
për dashninë, do t’kishim knu’.

Pa ty tani
një Zot e di
sa lutem unë të ndodhi një çudi.

Pa ty tani
a mund të pi
një gotë me fund që shpirti të mos ngrij.

Të të shoh njëherë sa m’ka marr malli
me ma kthy buzëqeshjen që m’ka shku’.
Një takim të fundit me ty për së gjalli
me këtë këngë të trishtë do t’kisha ftu’.

Veç një pikë t’më kishe dashtë ti
veç një pikë më shumë se veten
jetën sot do t’kishim gzu’.
Veç një pikë t’më kishe prit ti
sikur mos më kishe ik ti
për dashninë, do t’kishim knu’.

ObserverKult

————–

Kliko edhe:

ELVANA GJATA: PSE S’MË DO TI? (TEKSTI DHE KËNGA)

Pse s’më do ti?
Pse s’të dua?
Jemi rritur bashkë
Sa pak jemi
Sa shumë vuajmë
Kemi ne një gjak.

Marrëzi, pasiguri
Etja mbyt besimin
Hidh një hap e ndalo
Nuk po gjejmë drejtimin.

Do ketë jetë, duro
Fort më godit, shkelmo
Nxirre zemërimin
Jam gjaku yt, shiko
Si unë askush s’të do
Riktheje ti besimin.

Pse s’më do ti?
Pse s’të dua?
Jemi rritur bashkë
Sa pak jemi
Sa shumë vuajmë
Kemi ne një gjak.

Veten sot e gënjejmë
Me kokën ulur heshtim
Edhe ti, edhe unë
Kemi humbur sensin.

Do ketë jetë, duro
Fort më godit, shkelmo
Nxirre zemërimin
Jam gjaku yt shiko
Si unë askush s’të do
Riktheje ti besimin.