Nga: Huan Ramon Himenes
Do të iki… Dhe do të mbeten zogjtë
me këngë në gojë,
do të mbetet kopshti im, pemët e gjelbra
dhe pusi në oborr.
Çdo pasdite qielli do të jetë i kaltër e i qetë
dhe fshati do të përtërihet çdo vit,
dhe n’atë kënd të kopshtit me lule e gëlqere
do të bredhë i përmalluar shpirti im.
Do të iki… Dhe do të mbes vetëm, pa vatër,
pa pemë të gjelbër, pa pus në oborr,
pa qiell të kaltër e të qetë…
Dhe do të mbeten zogjtë me këngë në gojë.
Përktheu: Aurel Plasari
ObserverKult
Lexo edhe:
AUREL PLASARI: EDHE TI BRUT, BIRI IM!ÇFARË NUK KUPTOI Z. SHEKSPIR…
Shkrimtarëve u ka ndodhur dendur që të mos e dallojnë diktaturën, as ta kuptojnë. Jul Cezari ishte për Shekspirin një ushtarak i shkëlqyer, dhe qe vërtet i tillë, madje edhe reformator.
Por shkrimtari nuk kuptoi procesin fatal sesi Jul Cezari, ai që dikur djaloshar kishte refuzuar diktaturën e Silës, po shpartallonte atë arritje madhështore të shoqërisë njerëzore që ishte republika për të instaluar diktaturën.
Në rastin e republikanizmit të vitit 44 para erës sonë, afërmendsh, nuk qe fjala për idealet demokratike të Weberit, por për aspiratën për të ribalancuar një sistem pushteti duke mos e lejuar të centralizohej në duart e një njeriu të vetëm.
Ky ishte ideali i Brutit që, pavarësisht ndjenjave miqësore, veproi për të mirën e republikës së Romës dhe të qytetarëve të saj…
Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU