Dolores M. Garcia: Thuaji që e dua dhe më mungon…

mban mend, poezi nga jorgo bllaci

Nëse trëndafilat rriten në Parajsë,
Zot, të lutem, bëj një buqetë për mua.
Dhuroja nënës sime aty,
dhe thuaji Zot, sa shumë e dua.

Thuaji që e dua dhe më mungon
dhe kur të buzëqeshë ajo
jepi një puthje në faqe
dhe një përqafim të ngrohtë!

Kujtimi i saj më ndjek pas
çdo ditë e çdo minutë,
por dhimbja që ndjej në zemër
nuk do më shqitet kurrë!

Shqipëruar nga Elda Zavalani

*Titulli i origjinalit: “Nëse trëndafilat rriten në Parajsë”

ObserverKult


Lexo edhe:

POEMA E DASHURISË SË PAMUNDUR

Poema e dashurisë së pamundur nga José Ángel Buesa

Sonte kalove kah rruga ime
dhe më sëmboi në shpirt s’e di se ç’etje
por i vetëdijshëm jam për timin fat
që mund të të shikoj vetëm nga larg.

Jo, ti kurrë nuk the që ka pranverë
në trëndafilat e fshehtë të buqetës tënde.
As unë ndryshe s’duhet të të shikoj
pos nga larg dhe vetëm kaq.

E kështu ndonjëherë e qetë dhe e bukur kalon,
ashtu sikur të pashë këtë natë që shkon.
Si një yll të të shikoj duhet unë
që nga larg vështrohet dhe hiç më shumë…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

PSE LEXOHET KAQ PAK? PSE KEMI KAQ PAK LEXUES? A ËSHTË KAQ I LODHSHËM LEXIMI?

Pse në një popullsi botërore prej rreth 7 miliardë, lexuesit e rregullt janë në shifrën qesharake të një milion njerëzve, ndoshta dy nëse duam të jemi shumë, po shumë optimistë? Dhe nuk dinë se çfarë humbasin…

Nga Pierluigi Battista

Shkalla e arsimimit është rritur shumë, veçanërisht në zonat më të zhvilluara dhe për këtë arsye mbetet pyetja; pse rreth 6 miliardë e 998 milionë qenie njerëzore, shumica e të cilëve nuk janë analfabetë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU