Domethënë, e vendose më në fund që do të jesh e lumtur?

Silvana Kola Loka
Silvana Kola-Loka


Nga: Silvana Kola-Loka

Mirë! Ky është një hap i parë shumë i rëndësishëm! E kotë të të lodh kokën duke të thënë sa e lumtur jam për ty dhe se sa shumë të mira do të kesh nga lumturia jote!

A je e gatshme t’iu përgjigjesh disa pyetjeve për çfarë nuk gjen të flitet rëndom në rrjet kur flitet për lumturinë?
Fillojmë??

-A je e gatshme të pranosh se fakti që ke vendosur të jesh e lumtur do të thotë, mbi të gjitha, se ke vendosur të jesh qendra e botës/jetës tënde dhe, për këtë gjë, të mos ndjehesh se po tregohesh egoiste? (Mbaj vesh! Gjykimi i vetes është vetndëshkimi më i madh, sipas meje!)

-A je e gatshme që, çdo herë që do të ndjehesh e lumtur, të mos e gjykosh veten tënde për të gjitha herët që, në të kaluarën, në situata të ngjashme, ti nuk arrije ta përjetoje lumturinë? (Mbaj vesh! Gjykimi i vetes është vetndëshkimi më i madh, sipas meje!)

-A je e gatshme të pranosh se nuk do të jetë problem për ty që të jesh e lumtur edhe kur do të rrethohesh nga njerëz të trishtuar, tejet të trishtuar, të trishtuar deri në palcë, pa u ndjerë në faj dhe pa patur tendencën t’i “nxjerrësh” ata nga trishtimi i tyre? (Mbaj vesh! Gjykimi i vetes është vetndëshkimi më i madh, për mua!)

Lista mund të ishte e gjatë, por mendoj se e krijove idenë lidhur me çfarë dua të të them.

Ke vendosur të jesh e lumtur? Shumë përgëzime! Ti mundesh të jesh e lumtur!
Kur do fillosh të ndjehesh e lumtur? Kur të jesh gati të mos gjykosh veten! Këtë, më thuaj, a e bën dot?!

ObserverKult

Nga Silvana Kola-Loka
Silvana Kola-Loka

Lexo edhe:

SILVANA KOLA-LOKA: KËTO JANË KOHË TË VËSHTIRA PËR DASHURINË!

SILVANA KOLA-LOKA: KUR S’KE AFËR VETES DIKË QË TA NDASH LUMTURINË…

ObserverKult