Donika Dabishevci: Lunatike

I keq, ti…
Na u kanë kryqëzue udhët!
Ti s’mundesh me pshtu’ prej mallkimit tem
e as unë prej dëshirës tande
me kenë pré e përzgjedhun,
pre e shenjueme.
Lunatike (sa e pagjetun)!
Po ti m’ban krejt t’egër
at’ gjuhë m’ban me ta kafshue deri n’shpirt,
e shpirtin me ta shkërmoqë,
rranxën e qafës me ta bre deri në t’sosun,
krahët me t’i kryqëzue,
trupit dhamb me t’damkosë,
me t’ça shumë copësh,
e me i pulitë qepallat
tuj t’pi gjak e musht.
Sytë e kuq tani
me m’ndri,
me m’shkrepti,
se jam vetë dreqi,
e keqja për ty.