Dorothy Parker: Kur të kesh ikur…

ika
Foto ilustrim

Kur të kesh ikur, nuk do të ketë as lulëzim as fletë.
As det që këndon natën, as zogj pendargjendtë;
Dhe unë vetëm mund të ngul sytë dhe hidhërimin ta shpreh
me fjalë të vogla.

Nuk mund të sjell në mendje bukurinë, për të mbytur
dhimbjen e hidhur që i bën copash kordat e mia.
Pena e lodhur që ma shton dëshpërimin,
ushqehet në zemrën time.

Nuk ka mëshirë në vitin që po kalon,
asnjë bukuri nuk më mbështjell me butësi.
Unë u kthehem fjalëve të vogla – dhe ti i dashuri im,
po munde shkruaji.

Përktheu: Irena Dono

———————-

Lexo edhe:

Dorothy Parker: E kam ditur se kështu do të ndodhte, herët a vonë

ObserverKult