Yves Bonnefoy: Ti shkon, me zemrën që rreh, nëpër borën që bie…

Bie borë. Shpirt, çfarë dëshiroje
Nga lindja e përjetshme, që s’e ke pasur?
Kqyr, ti ke atje
Për vdekjen të njëjtën veshje të të kremteve.

Një stolisje si në adoleshencë
Nga ajo që merret gjithë merak në duar
Sepse pëlhura është e tejdukshme dhe pothuaj mbetet
Mes gishtave që e hapin në dritë
Dihet se ajo është e brishtë si dashuria.

Por kunora, gjethe janë vendosur,
Dhe tashmë muzika ngrihet
Në sallat fqinjë të ndriçuara
Një afsh i mistertë të merr përdore.

Ti shkon, me zemrën që rreh, nëpër borën që bie.

Përktheu: Sokol Zekaj

*Titulli i i origjinalit: “Stolisja”