Dostojevski: Mos ndrysho për askënd, ata që na duan-na njohin!

thenie të dashurosh dostojevski quotes
Fjodor Dostojevski

Nga Fjodor Dostojevski

“Mos u përpiq ta përmirësosh imazhin tënd për askënd. Jemi njerëz normalë për ata që nuk na njohin.
Jemi mendjemëdhenj për ata që na urrejnë. Jemi njerëz të mirë për ata që na njohin.
Jemi njerëz të jashtëzakonshëm për ata që na duan shumë!”

ObserverKult


thenie të dashurosh dostojevski quotes

Lexo edhe:

DOSTOJEVSKI: NË ZEMRËN QË DASHURON VËRTET OSE XHELOZIA VRET DASHURINË OSE DASHURIA VRET XHELOZINË…

Fjodor Dostojevski është një nga romancierët më të mëdhenj të letërsisë ruse dhe botërore të shekullit të XIX.

Ai u lind më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Në moshën 15-vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko – letrar “Petrashevski”, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit.

Në minutën e fundit vendimi u anulua. Cari Nikolaj, duke i konsideruar grupe të tilla si subversive dhe dëmtuese për pushtetin e tij, i vendoste të burgosurit përpara një ekzekutimi ritual simbolik, më pas e anulonte vendimin në momentin e fundit si shenjë e mëshirës së tij për të dënuarit.

Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg.

Ai ka shkruar veprat e njohura si: “Krim dhe Ndëshkim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880)….

Tekstin e plotë e gjeni KËTU