Secili ka Itakën e vet
veç duhet “të lundrojë” pa frikë drejt saj.
Për dikë është më larg, për dikë më pranë
Itaka, mbetet vendi që më shumë duam.
Koha zbeh kujtimet, ndez mallin.
Është ai që na bën të rendim drejt saj,
e duam, e duam secili nga një copë Itakë.
Ai që ka guxim mbërrin në Itakë i pari.
Ai që rend drejt së ardhmes
pa u ndalur,
pa e kthyer kokën pas.
Dallga mund t’ua prish anijen e jetës
e zëra të magjishëm t’u këndojnë plot hijeshi,
por ju mos u ndalni!
Ajo ju pret,
Itakën e keni aty.
ObserverKult
Lexo edhe:
VËSHTRIM PËR LIBRIN “PIRGJE TË HIRTA” E AUTORES ARMENIDA QYQJA