Qe pesë muej e pesë ditë
Annabel Lee më vjen pas.
Si hije m’ndanë pej vedit
E përlotun e përvajshme.
Nji lod i saj sa nji dhimbje e imja,
Nji dill e qeshuna e saj.
Nuk më flet as nuk i flas.
Fustani im asht i saj
Qafa e hollë e buzë t’njëjta.
Dal te deti,ajo dashunon fort.
Shpesh i thrrad vedit;
Annabel Lee
Annabel Lee…
Se shumë dashunova
Sa shumë.
Natë e ditë nji Annabel Lee më ngjanë.
Ajo tash ka nji vorr t’gjanë
Për t’gjitha vajzat që dashunuen
E të dashtunin kurre s’e panë.
Ah, Annabel Lee
Nuk e di a je ti unë,
A unë ti.
Annabel Lee.