Qe pesë muej e pesë ditë Annabel Lee më vjen pas. Si hije m’ndanë pej vedit E përlotun e përvajshme. Nji lod i saj sa nji dhimbje e imja, Nji dill e qeshuna e saj. Nuk më flet as nuk i flas. Fustani im asht i saj Qafa e hollë e buzë t’njëjta. Dal te deti,ajo dashunon fort. Shpesh i thrrad vedit; Annabel Lee Annabel Lee… Se shumë dashunova Sa shumë. Natë e ditë nji Annabel Lee më ngjanë. Ajo tash ka nji vorr t’gjanë Për t’gjitha vajzat që dashunuen E të dashtunin kurre s’e panë. Ah, Annabel Lee Nuk e di a je ti unë, A unë ti. Annabel Lee.