Drita Ademi: Dashunia

Drita Ademi

Poezi nga Drita Ademi: Dashunia

Dashunia asht andërr
Andërr që nuk shihet
T’dëbon t’merr t’shtrëngon
Si lëkura e qershisë thelbin

Dashunia asht smundje e brisht’
E para
Dhe e fundit
E vdekatarëve

Ajo asht primitive e bukur e dhimbshme
Ajo asht kujtim i ambël që t’vret
Trishtim i bukur që t’përkëdhelë

Nëse kjanë ajo rritet
Nëse qesh ajo mashtrohet
Ik
Asht e ftohtë
Asht akullnajë

Dashunia asht piramidë e mjaltosun
Asht xeher
Duhet me u lut me ra n’dashni
Duhet me u lut mos me ra n’dashni

ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

XHEMAZIJE RIZVANI: E DI QË NJERIU QË DASHURON, S’MUND TË DASHUROJË PA POEZI

Këto ditë ka dalë nga shtypi vëllimi i dytë i librit “Flasim përhanshëm…” ku mund të gjeni intervista me personalitete kulturore, të shtruara bashkë me pjesë nga krijimtaria letrare e secilit krijues, në një gosti ku flitet për gjithçka, realizuar nga Xhemazije Rizvani.

Brenda kopertinave të librit, botuar nga SH.B. “Syth”,  do të gjeni bashkëbisedimet e këndshme, interesante dhe provokuese të Xhemazijes me këta autorë: Primo Shllaku, Lirim Alija, Romeo Çollaku, Elvana Zaimi, Xhabir Tabaku, Vlora Konushevci, Vlora Ademi, Arjola Zadrima, Ana Kove, Sokrat Habilaj, Besnik Camaj, Rozafa Shpuza, Ilire Zajmi dhe Daim Miftari.

Në vazhdim ju ftojmë të lexoni fjalën e autores, botuar si parathënie e librit:

Ajo çfarë dua të parathem…

Sadoqë duken të ëndërrta këto biseda, shpesh janë më të kapshme, më të sakta e më të prera për njerëzit e fjalës së bukur, të cilët janë në pajtim ose mospajtim të përhershëm me atë që (s’) dëshirojnë ta thonë.

Flasim përhanshëm vazhdon të jetë një mënyrë komunikimi me poetë të ndryshëm nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.

Shpesh, gjatë leximit, qeshem, trishtohem, mendohem dhe shumëçka tjetër më ndodh dhe meqë është një formë ndryshe interviste, pyetem nëse dikujt do t’i interesonte ta lexonte të tërin pa u mërzitur. E di që po dhe e di që…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult