Drita Ademi: Eja të vdesim nga dashunia

Drita Ademi

Eja të vdesim nga dashunia, poezi nga Drita Ademi

Sonte kam zanë qiellin për ty, i dashtun.
Zogjtë i bajnë dritë malit për ty,
dy kodra buzëthëngjill puthen me borën.
Mbramja këput natën në qafë.
Eja, mos ik, mos ik nga sytë.
Të mbledhim dritat liqenit e të ikim larg dhimbjes.
E sheh atje larg,
merimanga thur epshet e vejushës që i vdiqën tre burra.
Pra unë ty të ruej nga syni i keq.
Le të dehet bora nga langu i tokës në të dy sonte.
Nuk kemi moshë.
Asht dimën i thellë.
Eja, eja të vdesim nga dashunia.

ObserverKult

Lexo edhe:

DRITA ADEMI: MALL I VJETËR M’PASKA DJEGË