Poezi nga Drita Fejza
Fjala u shndërrua në plumb
gjeti rrugën deri te zemra.
E gjithë jeta u shkund
në gur u gdhenden emra
Këtu pushon filan fisteku
kujtohet nga familja me mall
Tragjikisht u nda nga jeta
për plumbin, asnjë fjalë
E ngushëlluan, e përkujtuan
nuk çuditem nëse e harruan
Fjala ishte e para, lindi dashuria
por zemra u vra nga tradhtia
Në këtë tokë të lashtë,
ku fjalët dhe plumbat
gdhendin fatin e njerëzve
kronikat tona shkruhen me gjak
dhe harrimi vjen si mjegull
mbi plagët e vjetra
Kurkuj ma shumë se vetës
nuk i hyjmë në hak.
ObserverKult
Lexo edhe: