Poezi nga Dritëro Agolli
Ajo më dërgoi një letër të kaltër,
Një letër të kaltër ajo më ka sjellë.
Dhe tund borziloku peshqirin e pastër
Dhe hëna nga qielli derdh lëngun e verdhë.
Për çfarë ajo shkruan dhe zemra ç’i vuan,
Për çka zemra ime e lodhur lëkundet?
Më fton t’i shkoj pranë e gjë tjetër nuk shkruan,
Gjë tjetër nuk thotë e më tutje nuk mundet.
Por unë as që vete as nesër të premten,
As nesër të premten, madje as pasnesër;
Asaj s’i përgjigjem dhe s’grindem me veten,
Ajo u vonua, ndaj dua një tjetër.
ObserverKult
————————
Lexo edhe:
DRITËRO AGOLLI: PRES TË VIJË NJË NUSE…
Lexo edhe:
RRËFIMI I MARGARITA XHEPËS: SI E KAM NJOHUR DRITËRO AGOLLIN
Aktorja e madhe, Margarita Xhepa, tregoi kohë më parë për njohjen me ish-kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Dritëro Agolli.
Me gjithë kujtimet e shumta, në librin “Ky është Dritëroi im”, Margarita veçon dy episode që lidhen me mbrojtjen e regjisorit Kujtim Spahivogli dhe një bisedë me Enver Hoxhën. Ky i fundit e kishte pyetur se si duhet të vepronin me arsimimin e të rinjve dhe nëse ata duhej të “racionalizoheshin” sipas shtëpive, por Dritëroi ia kthen:
“Secili arsimohet për vete dhe të gjithë bashkë bëjmë një shoqëri të shkolluar. Ja, çfarë do të ndodhte sikur të ishte arsimuar vetëm Naim Frashëri dhe vëllezërve të tij të mos u jepej e drejta? A do të bëhej edhe Samiu një shkrimtar i shquar?!”.
tekstin e plotë e gjeni KETU