Dritëro Agolli: Ankime

Ankime nga miqtë, ankime nga rruga,
Ankime nga gruaja ime.
Veriu fshikullon, ngre pluhurin rruga
Ankime, ankime, ankime…

Ankime në letër, ankime në gjellë
Ankime në lopët në fushë.
U çmenda! Do të iki të fshihem në shpellë,
Të fle pa ankime me një ujk a arushë…