Dritëro Agolli: E dashur, mos u merr me mua kot…

ankime kujdes me fjalen poezi nga agolli

Poezi nga Dritëro Agolli

E dashur, mos u merr me mua kot,
Se kurrë nuk mësoj të loz fokstrot.

Më duket i vështirë ky vallzim
Dhe, siç e sheh, s’i vete shpirtit tim.

E dashur, më vjen keq, më mbetet hatri,
Kur thua: bukur lot xhaketëkaltri!

Po, po, xhaketëkaltri hidhet mirë
Dhe trupin në vallzim e mban të lirë!

Veç unë si ai nuk mësoj dot,
Ai në asfalt kalon e lot fokstrot.

Babai i tij dërrmohet në minierë
Nga fundi i tokës nxjerr katran e serë,

Kurse i biri rrugëve bredh kot
Në asfaltin e babit mëson fokstrot!

1960

*Titulli i origjinalit: “Fokstrot”

LEXO EDHE: Enver Hoxha si shoku Zylo? Vajza e Dritëro Agollit zbuloi skicën e të atit (Foto)

Janë të paktë ata që nuk e kanë lexuar, apo që nuk e dinë esencën e romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. Një roman satirik në kohën e diktaturës që përshkruan personazhin e Shokut Zylo si një nëpunës i sistemit komunist.

I shkruar nga Dritëro Agolli nën sistemin diktatorial të Enver Hoxhes, nëpërmjet shokut Zylo shpërfaqet një mediokritet i thellë në strukturat burokratike shtetërore. Në kohët më të mira të tij ai shkëlqen edhe pse shumicën e kohës jo me meritën e tij. Por kur atij i fillon rënia ai gradohet edhe më lart. Personazhi tjetër kryesor, që vihet edhe në rolin e rrëfimtarit në roman, është Demka. Një nëpunës i thjeshtë, i cili i bindet dhe e ndihmon Zylon për çdo gjë.

Por kë përfaqësojnë në realitet këta dy personazhe? Për vite me radhë, edhe në kohën e diktaturës ata janë vlerësuar thjesht si burokratë të sistemit të cilët çajnë përpara jo për meritë të tyren dhe ata persona të talentuar që nuk bëjnë asgjë tjetër thjesht janë vënë në shërbim të të paaftëve duke e ndihmuar ata që të ngjisin shkallët e karrierës…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU