Kujtim M. Shala: Ne

Kujtim M. Shala

Dy frymë në Një

Në dy duar të vogla vendlindja shtrihet

Unë kollitem kujdesshëm muzgjeve
Provoi dashuninë e babës

Gjyshja numëron brezat me nge
Unë e ti numërojmë gishtrinjtë
Për ta shumëzuar frymën

Qielli ftoh ditët
Ti frikësohesh
pa u kujtuar
se frymën e ke tjetërkund

Buza më shkon në gaz