Dritëro Agolli: I humba të gjitha, po lypës s’u ktheva!

adhuroj gratë poezi nga dritero agolli observerkult

I humba të gjitha, po lypës s’u ktheva,
S’ia zgjata dorën askujt dhe veten e mbajta.
Ç’u bënë vajzat më të bukura, Drita, Maria dhe Eva?
Atyre dorën me gaz mund t’ua mbaja.

Po të gjitha ato u plakën si unë
Dhe bukurinë e dikurshme s’e kanë,
Megjithatë drejt tyre synoj nganjëherë më shumë
Sesa drejt guhakerve me qyrk e famë.

I humba të gjitha, më mbetën vetëm kujtimet dhe kockat,
Më mbeti lëkura dhe bebja e syrit tok me shkëndijat.
Tani përballë shtëpisë sime këndojne bretkosat,
Gëzohem se janë të gjitha të mijat.

ObserverKult

Lexoni edhe :

Migjeni: Zoti të dhashtë!

Dikush trokit në derë…
– Kush a?
– A po na fal ndoj send, zojë? 
– Zoti të dhashtë!
– Më fal ndoj send, të dhashtë Zoti shëndet…
– Hajt! Zoti të dhashtë!
Por lypës e din se ç’do me thanë “Zoti të dhashtë”: mos me pas kurr, mos me ngranë kurr. Prandaj me ma tepër fuqi i bie derës. E tash përmrenda asht zani ma i rreptë:

– Hajt more! Zoti të dhashtë! A merr vesht?
Lypësi doemos i duhet me marrë vesht. E len atë derë, msyn të dytën, të tretën, të katërtën,-  e kështu me radhë, të gjitha dyert e asaj rruge. Kjo rrugë sot për sot asht fusha e veprimit të tij.

Kliko për tekstin e plotë KETU

Lexo edhe:

Lypësi, tregim nga Nonda Bulka

Më ndjek nga dita sa herë vete në shtëpi:
– Nëm një lek, zotni!
Është një djalë i vogël, shtatëvjeçar, i zi pisë nga fytyra, i thatë, i shkurtër, pa rroba, pa këpucë; si rron, as unë nuk e di.
Sytë e tij janë pasqyrë e egër, e gjallë dhe e tmerrshme e fukarallëkut. Vuan nga uria, vuan nga të ftohtët, vuan nga çdo gjë. Por i ka mbetur aq fuqi, sa të thotë:
– Nëm pak bukë!

Kliko për tekstin e plotë KETU

ObserverKult