Sytë e tu mbushur ëmbëlsi, zjarr, furtunë me erë…

Nga Georgios Vizyinos

Sytë e tu zeshkane, pëllumbeshë e dlirë,
që në zemra thellë dritë e afsh shpërndajnë,
me yjet e ftohta që ndrijnë në errësirë,
mos dëgjo poetët – kurrkundi nuk ngjajnë.

Yjet që ndriçojnë netëve hapësirën,
mbushur mirësi, shkëlqejnë përmbi det,
i vrojton detari dhe bën thjeshtë detyrën,
orienton anijen në portin e vet.

Sytë e tu zijoshë kush t’ i sheh moj xhane,
mbushur ëmbëlsi, zjarr, furtunë me erë,
mor’ qoftë ai djalë, ëngjëll’ i k’ saj ane,
shket nga rrugë e zotit, bie në humnerë.

Shqipëroi: Arqile Garo

*Titulli i origjinalit: “Sytë e zeshkanes”

LEXO EDHE: Georgios Vizyinos: Mallkuar qoftë dimër i shkretë…